Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është duke e përcjellur procesin zgjedhor në tërë komunat e Kosovës, deri tash ky koalicion i OJQ-ve ka evidentuar 83 raste të fotografimit të votës.

83 rastet e evidentuar për fotografimin e votës janë bërë nga ora 7:00 deri në ora 13:00 në 53 vendvotime.

Ndërkohë DnV ka bërë me dije se deri në orën 13:00 është raportuar për 31 raste që votuesit e kanë bërë publikimin e vendvotimeve.

Ndryshe, sipas statistikave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 550 mijë qytetarë nga i gjithë vendi.

Këtë proces zgjedhor janë duke e vëzhguar rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.