Dje janë vaksinuar 4.229 persona në Kosovë, në total 46.097 të vaksinuar kundër COVID-19

18.05.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë në të gjitha QKMF-të e vendit dhe sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ditën e djeshme në Kosovë janë vaksinuar 4 mijë e 229 persona kundër COVID-19. Ndërsa sipas MSh-së në total numri i të vaksinuarve ka shkuar […]

Dje janë vaksinuar 4.229 persona në Kosovë, në total 46.097 të vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë në të gjitha QKMF-të e vendit dhe sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ditën e djeshme në Kosovë janë vaksinuar 4 mijë e 229 persona kundër COVID-19.

Ndërsa sipas MSh-së në total numri i të vaksinuarve ka shkuar deri në 46 mijë e 97.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion, dhe po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë:

Vaksinimi po vazhdon pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Me punën e çmuar të ekipeve të vaksinimit, dje janë kryer 4229 vaksinime, ku totali shkon në 46.097 qytetarë të Republikës së Kosovës të moshës mbi 65 vjeçare.

Procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion, dhe po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga në të gjithë vendin.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.

Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë: https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Yhttps://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw