Djaloshi nga Suhareka gjen portfolion me para dhe e dorëzon në polici, pronari e falënderon

Një qytetar nga Prizreni, njofton se sot rret orës 13:00, në rrugën “Remzi Ademi” jo larg objektit të Prokurorisë Themelore , i kishte rënë portofoli me të gjitha dokumentat personale si dhe para në shumë 455 euro.

Ai njofton se një person nga Suhareka, Betim Kryeziu, e kishte gjetur portofolin dhe të njëjtin e kishte dorëzuar në stacionin policor në Prizren. Një gjë të tillë na e konfirmojnë edhe zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Me këtë rast, qytetari prizrenas falënderon për këtë gjest njerëzor , një mik të tij të ri nga Suhareka.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.