Ditëve në vijim parashihet të mbajë mot kryesisht me diell e më i ngrohtë, temperaturat deri 29°C

Ditëve në vijim parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e më i ngrohtë, ku në fundjavë nga Dukagjini temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 28°C-29°C.

Të dielen nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

Të premtën pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Përreth viseve malore pasdite vransira lokale.

Temperaturat në vise të ulëta 8°C deri 24°C, e në vise malore 5°C deri 16°C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-8m/s. Indeksi UV: 5.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.