Gjatë ditës nuk mungojnë intervale me diell, ndërkohë që aty këtu mund të zhvillohen kushte për riga shiu. Temperaturat minimale mbesin më të larta, prej 8C e 10C.

Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 15C e 16C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-7m/s.

Mjegulla formohet orëve të mëngjesit të ditës së enjte, e më pas parashihen më shpesh intervale me diell. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 19C e 20C.

Ditën e premtë në pjesë të vendit prite të ketë zhvillime të rrebesheve të shiut, megjithëse erërat e fuqishme jugore me hove mbi 15m/s, mund të largojnë vransirat. Intervale me diell parashihen fillimisht ditën e shtunë, para se vransirat të shtohen më vonë. Ditën e diel më pas reshjet e shiu përfshinë vendin. Temperaturat pësojnë rënie në 15C e 16C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 7C e 11C. Erërat frynë kryesishta nga krahu jugor, të lehta dhe mesatare, 5-10m/s.