“Dita e Evropës”, presidentja Osmani bën thirrje për liberalizimin e vizave
Presidentja Osmani derisa ka uruar qytetarë për këtë ditë, ka bërë thirrje që të liberalizohen vizat për Kosovën. Ajo ka shkruar në Twitter se Kosova është shteti më pro-evropian në boët dhe se sot shënon Ditën e Evropës. “Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë”, ka […]
Foto: Ilustrim
Presidentja Osmani derisa ka uruar qytetarë për këtë ditë, ka bërë thirrje që të liberalizohen vizat për Kosovën.
Ajo ka shkruar në Twitter se Kosova është shteti më pro-evropian në boët dhe se sot shënon Ditën e Evropës.
“Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”.
Tutje, presidenja Osmani ka përmendur edhe Ukrainën, derisa theksoi se Kosova qëndron krah një Evropë të lirë dhe ne paqe.
“Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë mendojmë edhe për popullin e Ukrainës që vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit të paprovokuar rus. Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, shtoi ajo.