Disa lirohen e disa shtrenjtohen, kaq po shiten sot produktet bazike në Kosovë

22.06.2022

Duke krahasuar me çmimet e disa ditëve të kaluara, vërehet se tani disa produkte janë liruar e disa të tjera edhe janë shtrenjtuar. Ndërkaq çmimet e bukës, miellit, mishit të gjedhit e asaj të zogut, qumështit, gjizës, djathit, vajit ushqimor, fasules, sheqerit, kafes, çajit dhe cigareve nuk kanë pësuar ndryshime. Megjithatë, disa produkte ushqimore janë […]

Disa lirohen e disa shtrenjtohen, kaq po shiten sot produktet bazike në Kosovë Foto: Ilustrim

Duke krahasuar me çmimet e disa ditëve të kaluara, vërehet se tani disa produkte janë liruar e disa të tjera edhe janë shtrenjtuar.

Ndërkaq çmimet e bukës, miellit, mishit të gjedhit e asaj të zogut, qumështit, gjizës, djathit, vajit ushqimor, fasules, sheqerit, kafes, çajit dhe cigareve nuk kanë pësuar ndryshime.

Megjithatë, disa produkte ushqimore janë shtrenjtuar, duke filluar nga vezët që janë shtrenjtuar nga 2 euro e 73 centë në 2 euro e 86 centë, po ashtu edhe orizi ka pësuar rritje të çmimit për 1 centë, krahasuar me atë çmim që është shitur me datën 17 qershor.

Kurse rënie të çmimeve kanë pësuar patatet e reja si dhe ajka.