Diplomojnë kadetët e rinjë të FSK-së

Sot, radhëve të ushtrisë së Kosovës, i është shtuar edhe gjenerata e kadetëve 2019.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të  kadetëve të rinj të FSK-së.

Haradinaj është shprehur krenar me gjeneratën e parë në mandatin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i ka ftuar ata që ta kryejnë me nder detyrën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Historia jonë po shkruhet nga më të mirët, djemtë dhe vajzat e Kosovës, të cilët po i shërbejnë vendit dhe qytetarëve.

I lumtur të shoh kadetët e FSK-së që diplomuan sot, gjenerata e parë në mandatin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Akademi kjo që është shndërruar si adresë edhe për vendet e rajonit.

Ushtria që do të i shërbeni ju, është në rresht me botën demokratike, në rresht me ShBA-në dhe NATO-n!

Duke qëndruar krah për krah për paqen, bashkë do të shërbejmë me nder e përkushtim për sigurinë tonë, për atdheun tonë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.