Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.

Ceremonia është duke u zhvilluar në sallën e basketbollit të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Me këtë rast, është bërë diplomimi i 416 oficerëve të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët pritet të kontribuojnë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Nga numri i lartpërmendur, 30 për qind prej tyre janë të gjinis femërore.