Dimri do jetë paksa më ndryshe, më i ftohtë se i viteve paraprake

para 51 dite

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dimri që po vjen pritet të jetë më i ftohtë dhe më me reshje krahasuar me vitet e mëparshme.

Dimri do jetë paksa më ndryshe, më i ftohtë se i viteve paraprake

Këto parashikime janë bërë nga Besim Aliu, i cili ka theksuar se ndryshimet klimatike po ndikojnë në modelet e motit në rajonin tonë.

Ditët në vijim: Temperatura mbi zero, por me mjegull në zona të caktuara

Për ditët në vijim, parashikohet të mos kemi temperatura shumë të ulëta, sidomos në viset e ulëta. Temperaturat aktuale në të gjithë Kosovën lëvizin mes 0 dhe 1 gradë Celsius. Megjithatë, në zonat e larta mund të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull, e cila mund të vështirësojë komunikacionin.

Fundjava: Rreziku nga bora

Nga fundi i javës, parashikohet të ketë riga bore, por me intensitet më të ulët krahasuar me javën që lamë pas. Aliu ka theksuar se edhe pse do të ketë reshje bore, ato nuk do të jenë aq të dendura sa në disa zona të vendit në javët e kaluara.

Dimër më i ftohtë se zakonisht

“Ne nuk e dimë nëse ky dimër do të jetë më i ftohti në 50 vjetët e fundit, por sipas parametrave meteorologjik shihet se ky dimër do të jetë paksa më ndryshe, paksa më i ftohtë se vitet tjera, dhe do të ketë reshje më të mëdha në krahasim me vitet e tjera”, ka thënë Aliu për emisionin “Ora Shtatë”.

Etiketat

Ofertat e fundit