Diell dhe vranësira, pasdite priten reshje shiu
- 04.07.2022
- 0 komente
Insitituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës pritet të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ndërkaq i përket temperaturave, nga IHMK-ja kanë njoftuar se ato do të mbesin të larta.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit, 16 – 17 gradë Celsius.
Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnerët) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve.
KOMENTE0
Leave a Reply