Diell dhe vranësira në javën e fundit të këtij viti

26.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas institutit, temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 10 gradë Celsius. Sipas IHMK-së të martën do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në […]

Diell dhe vranësira në javën e fundit të këtij viti Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 10 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së të martën do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 9 gradë Celsius.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell . Temperaturat do të lëvizin nga – 1 deri në 9 gradë Celsius.

E enjte – Mot pothuaj i ngjashëm me ditën e mërkurë . Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 10 gradë Celsius.

E premte – Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 10 gradë Celsius.

Edhe Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.