Diell dhe vranësira, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

02.02.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për dy ditët e ardhshme. IHMK-ja ka bërë të ditur se pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit. Do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile […]

Diell dhe vranësira, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për dy ditët e ardhshme.

IHMK-ja ka bërë të ditur se pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit. Do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell.

Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik. Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.