Diaspora vazhdon të vijë, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

11.07.2021

Ditët e fundit është rritur numri i mërgimtarëve që po vijnë drejt Kosovës. Vetëm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme kanë ateruar 50 aeroplanë me bashkatdhetarë. Por, një numër shumë i madh i mërgimtarëve vijnë edhe përmes rrugëve tokësore, ku edhe vërehen kolona të mëdha nga fluksi i tyre. Megjithatë, edhe […]

Diaspora vazhdon të vijë, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare Foto: Ilustrim

Ditët e fundit është rritur numri i mërgimtarëve që po vijnë drejt Kosovës.

Vetëm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme kanë ateruar 50 aeroplanë me bashkatdhetarë.

Por, një numër shumë i madh i mërgimtarëve vijnë edhe përmes rrugëve tokësore, ku edhe vërehen kolona të mëdha nga fluksi i tyre.

Megjithatë, edhe pse numër i madh i bashkatdhetarëve janë nisur për në Kosovë, pritja në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje nuk është e madhe.

Në bazë të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 09:53, pritjet janë prej 3 deri në 5 minuta.

Përveç në Vërmicë që ka kolonë në dalje deri në 50 metra, në asnjë vendkalim kufitar tjetër nuk ka kolona të krijuara si në hyrje ashtu edhe dalje, duke përfshirë edhe Merdaren,

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU