Diaspora që nga pavarësia e Kosovës dërgoi mbi 12 miliardë euro

27.05.2021

Dërgesat nga diaspora, në Kosovë vazhdojnë të mbetën një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare, pavarësisht pandemisë. Gjermania dhe Zvicra janë dy shtetet nga ku kosovarët më së shumti dërgojnë para në vendlindje. Referuar statistikave të fundit në gjashtë mujorin e 2020-ës, del se dërgesat nga diaspora janë një prej burimeve […]

Dërgesat nga diaspora, në Kosovë vazhdojnë të mbetën një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare, pavarësisht pandemisë.

Gjermania dhe Zvicra janë dy shtetet nga ku kosovarët më së shumti dërgojnë para në vendlindje.

Referuar statistikave të fundit në gjashtë mujorin e 2020-ës, del se dërgesat nga diaspora janë një prej burimeve kryesore në Kosovë.

Dërgesat nga diaspora, në Kosovë vazhdojnë të paraqesin një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare. Po ashtu, ato paraqesin burime që sigurojnë gjendje stabile sociale.

Ndërsa që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, dërgesat e mërgatës kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro, shkruan Telegrafi.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është 18.5 për qind.

Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro dhe 2020 – 1.8 miliard euro.

Banka Qendrore e Kosovës thotë se në vitin 2020 janë dërguar 128.5 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2019.