Diaspora po vjen në vendlindje, për dy javë vijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë

22.06.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Si pasojë e pandemisë qeveria e atëhershme kishte ndërmarrë disa masa që nga mbyllja e kufijve, aeroportit e deri te mbyllja e shkollave. Kjo ka bërë që vetëm një përqindje e vogël e diasporës kishin […]

Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë.

Si pasojë e pandemisë qeveria e atëhershme kishte ndërmarrë disa masa që nga mbyllja e kufijve, aeroportit e deri te mbyllja e shkollave.

Kjo ka bërë që vetëm një përqindje e vogël e diasporës kishin ardhur në Kosovë, por remitencat nga ta nuk ishin ndalur as gjatë kohës së pandemisë.

Ndërsa me fillim të muajit qershor Qeviera e Kosovës ka marrur vendim për lehtësimin e masave kundër COVID-19, me ç’rast edhe mërgimtarët kanë filluar ta shtojnë fluksin e ardhjes në vendlindje.

Vetëm brenda dy jave të muajit qershor u realizuan rreth 287 fluturime me 41 mijë e 662 udhëtarë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Nga data 7 deri 13 qershor janë 137 fluturime me 19 mijë e 750 udhëtarë në arritje dhe 18 mijë e 168 udhëtarë në shkuarje. Ndërsa, nga data 14 deri 20 qershor janë realizuar 150 fluturime me 21 mijë e 912 udhëtarë në arritje dhe 17 mijë e 517 udhëtarë në shkuarje”, tha për Telegrafin, Gara.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.