Diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit maj

02.07.2020

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në maj të 2020, Diaspora e Kosovës ka dërguar në Kosovë mbi 100 milionë euro para të gatshme, ndonëse sikur Kosova, pothuajse e gjithë bota është përballur me krizën shëndetësore e financiare nga virusi COVID-19. Të dhënat e BQK-së tregojnë se në maj të 2020, diaspora kosovare ka […]

Diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit maj Foto: Ilustrim

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në maj të 2020, Diaspora e Kosovës ka dërguar në Kosovë mbi 100 milionë euro para të gatshme, ndonëse sikur Kosova, pothuajse e gjithë bota është përballur me krizën shëndetësore e financiare nga virusi COVID-19.

Të dhënat e BQK-së tregojnë se në maj të 2020, diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit maj.

Në krahasim me vitet e kaluara, maji i këtij viti gati sa nuk e ka dyfishuar vlerën e parave të dërguara në Kosovë.

Në maj të 2019, sipas të dhënave të BQK-së diaspora kishte dërguar në Kosovë 78.4 milionë euro, apo rreth 22 milionë euro më pak se sa këtë vit.

Maj 2020 – 100.7 milionë euro

Maj 2019 – 78.4 milionë euro

Maj 2018 – 73.7 milionë euro

Maj 2017 – 67.6 milionë euro

Maj 2016 – 57.3 milionë euro

Maj 2015 – 58.3 milionë euro