Diaspora dhuron mbi 390 mijë euro në luftimin e COVID-19

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka bërë me dije se deri në këtë moment në llogarinë e shtetit janë derdhur 391.886 euro në mbështetje për luftimin e pandemisë Covid-19.

“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika. Shumë faleminderit secilit prej jush”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

RAPORTO