Bizneset Vende Pune Ofertat

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron se do të ketë zhvillime shumë shpejt

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron se do të ketë zhvillime shumë shpejt

17.11.2023 Lajme

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas aktivitetit të tij në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku teksa bëri një përmbledhje të këtyre zhvillimeve tha se diskutimet në Kosovë kanë qenë për çështjet me rëndësi në kuadër të dialogut.

Duke u nisur nga fillimi i javës që u shënua me vizitën në Beograd, tha se diskutimet me presidentin serb Aleksander Vuçiq dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkvoiq, ishin të fokusuar në vazhdimin e përpjekjeve për të avancuar implementimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

Teksa për vizitën në Kosovë, i njëjti u shpreh duke theksuar nevojën urgjente për zgjidhje e marrëveshjes nga të dya palët.

 “Në bisedat tona, unë theksova që implementimi i Marrëveshjes duhet të ketë progres nga të dy palët në përmbushjen e obligimeve të tyre respektive, hap pas hapi paralelisht dhe bazuar në parimin që të dy palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka”, ka shkruar Lajçak.

Në këtë përbledhje, Lajçak gjithashtu ka folur edhe për takimet që ka pasur me kryenegociatorët në Bruksel, duke treguar se kanë diskutuar për një numër çështjesh, përfshirë Statutin, planin e zbatimit, energjinë, tabelat, zgjedhjet dhe personat e zhdukur.

Ai ka thënë se është bërë përparim në disa çështje dhe se pret një vazhdim të shpejtë të negociatave duke treguar se ka plan që bisedimet t’i vazhdojë në ditët dhe javët në vijim.

“Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në axhendën tonë të Dialogut dhe pres një vazhdim të shpejtë së shpejti. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka paralajmëruar Laçjak.

Emisari i BE-së ka përmendur edhe takimin që ka pasur në Bruksel me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Të mërkurën pata një takim të dobishëm me liderin e partisë opozitare të Kosovës, PDK-së, Memli Krasniqi. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën  të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Miroslav Lajçak.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë të rrisin vullnetin për marrëveshje

Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë të rrisin vullnetin për marrëveshje

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia, do jenë temë diskutimi në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Në një adresim të tij, me të arritur në selinë e NATO-s, Borrell u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të krijojnë kushte për zbatimin e marrëveshjes.

”Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për rrugën e tyre europiane”.

Sipas tij bashkëpunimi mes BE-së NATO-s në Kosovë, për situatën në veri është me rëndësi jetike.

Tutje Borrell mes tjerash u shpreh se do vazhdojnë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë.

Hoti dhe Selmanaj takojnë Escobarin, diskutojnë për sfidat në dialog me Serbinë

Hoti dhe Selmanaj takojnë Escobarin, diskutojnë për sfidat në dialog me Serbinë

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, të martën kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi ka pasur një theks të veçantë për sfidat që Kosova po përballet gjatë procesit të dialogut me Serbinë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, duke e vlerësuar atë si rrugën e vetme që mund të garantojë një epilog të suksesshëm për çdo proces të Kosovës.

“Takimin e karakterizuan biseda të hapura dhe të sinqerta me theks të veçantë për sfidat që po kalon Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën.”, ka shkruar ish-kryeministri i Hoti.

Hoti ndër të tjera ka thënë se miqësia e ndërtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bekim për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Katër faktorët që do të ndikojnë në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, ndër to edhe mandati i Lajçakut

Katër faktorët që do të ndikojnë në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, ndër to edhe mandati i Lajçakut

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në gatishmëri dhe katër data kyçe në periudhën e ardhshme mund ta vendosin atë proces në plan të dytë.

“Viti i ardhshëm është ai në të cilin dialogu do të dështojë, pasi Serbia ka shpallur zgjedhje të parakohshme, BE-ja dhe SHBA-ja po hyjnë në një vit zgjedhor dhe mandati i të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, po vjen në një vit të fundit. Ndërkohë në arenën ndërkombëtare po ndodhin ndryshime të mëdha të cilat e lënë në hije Ballkanin për nga rëndësia”, tha Timothy Les, profesor në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit.

Katër gjëra, drejtpërdrejt ose tërthorazi, sigurisht që do të ndikojnë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Zgjedhjet në Serbi – 17 dhjetor 2023.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor, në tre nivele: për parlament, krahinë dhe në 65 provinca e komuna, përfshirë Beogradin. Fushata filloi më 1 nëntor, gjë që uli automatikisht shanset për çdo bisedë në Bruksel dhe ato nuk duhet të priten deri në mbylljen e qendrave të votimit dhe madje edhe pas formimit të një qeverie të re.

Afati ligjor për formimin e tij është 90 ditë nga konstituimi i parlamentit, i cili nga ana tjetër duhet të formohet jo më vonë se 30 ditë nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Mbledhja aktuale u formua në “një minutë para 12”, duke pasur parasysh se zgjedhjet u mbajtën në prill 2022 dhe ministrat u betuan vetëm gjashtë muaj më vonë, më 26 tetor 2022. Afati ligjor për kabinetin e ri në Nemanjina 11 ishte 2 nëntori. Qeveria më parë është pritur për 129 ditë.

Nëse një situatë e ngjashme përsëritet, formimi i Qeverisë mund të vonojë ndjeshëm bisedimet në Bruksel.

Mandati i Lajçakut – Prill 2024

Dialogu në Bruksel udhëhiqet nga i dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, mandati i të cilit zgjat deri në prill të vitit 2024. Lajçak e ka zhvilluar dialogun për plot tre vjet dhe tashmë po spekulohet se pas kësaj ai mund të kthehet në vendlindjen e tij Sllovaki si shef i diplomacisë.

Nëse kjo ndodh vërtet, është e qartë se nuk do të ketë një efekt të dobishëm në dinamikën e dialogut. Përfaqësuesi i ri special, nëse emërohet, do t’i duhet kohë për t’u njohur me të gjitha zhvillimet në dialog dhe për t’u përgatitur siç duhet për raundet e reja të bisedimeve.

Zgjedhjet në BE – Qershor 2024

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës zhvillohet nën patronazhin e BE-së, e cila pritet të mbajë zgjedhje nga 6 deri më 9 qershor të vitit të ardhshëm. Gjatë procesit zgjedhor katërditor, qytetarët në të gjitha vendet e BE-së do të zgjedhin se cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 705 anëtarësh.

Do të emërohen edhe drejtues të rinj të institucioneve evropiane, si presidenti dhe anëtarët e Komisionit Evropian, presidenti i Këshillit Evropian dhe i Parlamentit Evropian, si dhe kush do të jetë përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së për politikën e jashtme të përbashkët dhe sigurinë, që tani është një funksion i mbajtur nga Josep Borrell, një pjesëmarrës i rregullt i negociatave të Brukselit. Të gjithë ata do të kenë një mandat pesëvjeçar.

Strahinja Subotiq, menaxhere programore në Qendrën për Politika Evropiane, tha për “Blic” se fushata mund të fillojë që në janar.

“Për shembull, herën e fundit parlamenti u shpërnda në prill dhe zgjedhjet u bënë një muaj më vonë. Pres që debatet formale televizive për këtë temë të fillojnë dy muaj para fillimit”, thotë Subotiq.

E gjithë kjo do të thotë se nga janari deri në fund të qershorit do të reduktohej kapaciteti i BE-së për t’u përfshirë në dialog.

Zgjedhjet në SHBA – Nëntor 2024.

Zgjedhjet presidenciale dhe për Senatin në Amerikë do të mbahen më 5 nëntor 2024, gjë që është e rëndësishme sepse SHBA-të janë në prapaskenë, por një partner shumë i rëndësishëm i BE-së në bisedimet në Bruksel. I dërguari special i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, shpesh është i përfshirë në përgatitjet për bisedimet mes Vuçiqit dhe Kurtit dhe shpesh vjen në rajon me Lajçakun për këtë qëllim.

Sipas Dimitrije Miliq nga Neë Third Road, fillimin e fushatës mund ta presim që në mars ose prill.

“Më saktë, kur të finalizohen zgjedhjet brendapartiake dhe kur të ketë kaluar pjesa më e rëndësishme e shteteve, që vlen në radhë të parë për republikanët. Në një kuptim formal, ato përfundojnë deri më 11 qershor, por nëse Trump fiton republikanët e tjerë në shtetet kyçe deri në prill, ai mund të fillojë fushatën atëherë pa barrë”, thotë Miliq.

Rrjedhimisht, kjo do të thotë se nga marsi deri në fund të nëntorit, tema e Kosovës do të ishte jashtë fokusit të administratës amerikane.

Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende29 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë