Dhunimi i 11-vjeçares, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti

30.08.2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje nga ky post. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”. Kjo dorëheqje e Mehmetit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së vjen pas rastit të […]

Dhunimi i 11-vjeçares, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti Foto: Ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”.

Kjo dorëheqje e Mehmetit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së vjen pas rastit të rëndë që ndodhi në qytetin e Prishtinës, ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se u dhunua nga pesë persona.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka bërë të ditur se ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës është caktuar Fehmi Hoti.

“Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”.

Ndryshe, për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë janë arrestuar pesë persona, katër dy ditët e kaluara dhe njëri sot.