Dhoma e Tregtisë kërkon të mos ketë reduktime të rrymës për bizneset

  • 15.08.2022
Dhoma e Tregtisë kërkon të mos ketë reduktime të rrymës për bizneset

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë është jashtëzakonisht e shqetësuar për vendimin e KEDS-it që të fillojë me reduktimet e energjisë elektirke, duke kërkuar sigurimin e energjisë elektrike dhe ndërprerjen e reduktimeve.

“Reduktimet e energjisë elektrike në këtë kohë të rëndë për bizneset, do t’i dëmtonin në masë të madhe ato dhe pasojat do të jenë në humbjen e tregut si brenda ashtu edhe jashtë vendit si dhe në humbjen e vendeve të punës”, thuhet në komunikatën e kësaj dhome.


Dhoma e Tregtisë ashtu edhe siç ka kërkuar edhe më herët, kërkon që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa paraprake dhe KEDS të furnizojë 24h më energji elektrike bizneset, dhe me urgjencë të ndërmarrë masa adekuate që të mos vije deri tek vazhdimi i ndërprerjeve të energjisë elektrike, siç është paralajmëruar nga KEDS 6 orë me rrymë dhe 2 orë pa rrymë.

Dhoma e Tregtisë në kontinuitet është duke e njoftuar dhe kërkuar nga Qeveria që të ofrojë më shumë përkrahje për bizneset në mënyrë që të përballojë këtë gjendje jo të lehtë, të shkaktuar si rezultat i pandemisë dhe luftës në Ukrainë, gjë që ka ndryshuar në masë të madhe rrjedhën e të bërit biznes, andaj konsiderojmë që në këtë drejtim Qeveria duhet të bëjë shumë më shumë për përballimin e situatës.

Dhoma e Tregtisë kërkon edhe një herë nga Qeveria që ti përkrahë bizneset me kredi të buta, ulje të TVSH-së në ushqim, heqje të përkohshme të akcizës, ndryshimin e disa politikave fiskale, e aprovimin e disa ligjeve të cilat do të kontribuonin në ruajtjen e vendeve të punës dhe mundësitë e rritjes së tyre.

Dhoma e Tregtisë ka zhvilluar disa takime dhe ka kërkuar nga ZRRE që të blejë energjinë elektrike nga bizneset dhe qytetarët dhe jo e njejta të kompenzohet, dhe gjithashtu të blihet edhe nga bujqit të cilët jashtë sezonës janë duke e humb energjine e cila prodhohet si rezultat i pamundësisë së blerjes nga ana e ZRRE.

Të gjitha këto veprime, përfshirë edhe një ofertë tërheqëse për investime në këtë drejtim, do të zvogëlonin varësinë tonë nga importi dhe reduktimet e paralajmëruara nga ana e KEDS.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë