Dhjetëra ftesa të reja nga Gjykata Speciale, ftohet një veteran nga Suhareka

18.09.2019

Në Tribunalin Special në Hagë së shpejti priten të jenë edhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së, së fundmi janë dhjetëra ftesa që u janë dërguar ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Haga. Kështu ka deklaruar kreu i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati. Sot janë intervistuar nga Gjykata Speciale dy ish-pjestarë të UÇK-së, Naim Maloku i […]

Dhjetëra ftesa të reja nga Gjykata Speciale, ftohet një veteran nga Suhareka Foto: Ilustrim

Në Tribunalin Special në Hagë së shpejti priten të jenë edhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së, së fundmi janë dhjetëra ftesa që u janë dërguar ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Haga. Kështu ka deklaruar kreu i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.

Sot janë intervistuar nga Gjykata Speciale dy ish-pjestarë të UÇK-së, Naim Maloku i cili ishte epror i ushtrisë si dhe ish-luftëtarja, Time Kadrijaj.

Gjithashtu në këtë gjykatë pritet të jenë edhe shumë ish-pjestarë të UÇK-së, ku ndër ta është edhe një ish-luftëtarë që tashmë është edhe veteran nga Suhareka, lajmin e ka konfirmuar Gucati për Express.

E ndërkohë intervistimi i fundit i ish-ushtarëve të UÇK-së sipas Gucatit do të bëhet më 2 tetor ku do të merret në pyetje edhe një ish-luftëtarë nga rajoni i Suharekës.

“Më dy tetor do të intervistohet personi i fundit i cili është thirrur nga specialja. Ai është një veteran i UÇK’ së nga komuna e Suharekës”, thotë Gucati.