Detaje të reja për vajzën e “zhdukur” nga Tërrnja!

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Tërrnje të Suharekës.Rastin e ka lajmëruar në Polici babai i saj, i cili ka thënë se vajza e tij e moshës së mitur është zhdukur.

Sipas babait thuhet se ka dalur nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më. Rasti sipas Policisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orët e hershme të mëngjesit.

Në një lidhje telefonike Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, z.Vesel Gashi ka konfirmuar rastin dhe se për momentin rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Hetimeve në Suharekë pasi që ka kaluar 24 orë nga momenti i raportimit nga ana e prindit.

Burime të portalit SuharekaOnline bëjnë të ditur se vajza A.V (emër i njohur për redaksinë) 15 vjeçare ka qenë në shkollë të mesme në Gjimnazin “Jeta e Re” në klasë të 10-të dhe se dyshohet se është “grabitur” dhe se gjendet në Tiranë.

RAPORTO