Detaje ekskluzive nga takimi i zyrtarit të LDK-së me zyrtarin e VV-së

12.10.2019

Për vetëm gjysmë ore takim, numri dy i LDK-së Agim Veliu dhe i angazhuari rishtazi në LVV Agim Bahtiri, kanë diskutuar gjerë e gjatë lidhur me marrëveshjen për koalicion qeverisës. Burime të “Gazeta Blic” të afërta me Veliun dhe Bahtirin, konfirmojnë se në këtë takim ka pasur pajtueshmëri për konkretizimin e bashkëpunimit, në krijimin e […]

Detaje ekskluzive nga takimi i zyrtarit të LDK-së me zyrtarin e VV-së Foto: Ilustrim

Për vetëm gjysmë ore takim, numri dy i LDK-së Agim Veliu dhe i angazhuari rishtazi në LVV Agim Bahtiri, kanë diskutuar gjerë e gjatë lidhur me marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Burime të “Gazeta Blic” të afërta me Veliun dhe Bahtirin, konfirmojnë se në këtë takim ka pasur pajtueshmëri për konkretizimin e bashkëpunimit, në krijimin e qeverisë së re.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, të përfaqësuara nga Agim Veliu dhe Agim Bahtiri, parimisht janë pajtuar që të bashkëpunojnë në formimin e institucioneve të reja”, theksojnë burimet e njëjta.

Por, ndarja e hiseve ndërmjet dy subjekteve politike në qeverinë e re, e në veçanti në LDK duket se do të zvarris procesin e bashkëpunimit. Burimet e “Gazeta Blic” brenda LDK-së pohojnë se Veliu, ka ambicje për tu nominuar si President të vendit, pas përfundimit të mandatit të Presidentit Hashim Thaçi.

E zyrtarisht, Veliu mohoj se ka shprehur ndonjë kërkesë të veçantë në takim me Bahtirin, që mund të përfshihet në kuadër të marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së.

“Jo, nuk ka pasur diçka të tillë. Me ftoj për një kafe rasti dhe ju bashkova, biseduam për Shkup e Shkodër, por edhe për koalicionin. Por nuk ka diçka konkrete nga ky takim, pasi që siç dihet vendimet merren në kryesi të LDK-së”, ka thënë ai për “Gazeta Blic”

Në anën tjetër, Bahtiri bëri të ditur se ka kërkaur nga Veliu që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojmë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe”, ka thënë Bahtiri, përmes një njoftimi të publikuar në “Facebook”. 

Ndryshe, ky takim që u zhvillua nga ora 10:00 në restaruantin “Rings” në qendër të Prishtinës, ishte planifikuar dje në orët e mbrëmjes.