Dështon votimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike

16.10.2020

Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Në sallë kanë qenë të pranishëm vetën 50 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me 45 vota për është miratuar raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës. “Konstatoj se me 45 vota për, […]

Dështon votimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike Foto: Ilustrim

Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Në sallë kanë qenë të pranishëm vetën 50 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me 45 vota për është miratuar raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës.

“Konstatoj se me 45 vota për, 12 kundër dhe 9 abstenime miratohet raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës”, tha Nagavci.

Ndër tjera, gjatë seancës plenare janë votuar edhe emërimi i gashtë anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

“Konstatoj se me 69 vota për dhe dy abstenime, kuvendi i emëroj gjashtë anëtarët e Këshillit për Ndihmë Juridike Falas”, ka theksuar ajo.

Si pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave ishin Granit Musliu, Xhevat Latifi, Bjeshka Gusinja dhe Muja Ferati. Ndërsa, kandidatët nga radhët e komuniteve të tjera ishin Ibrahim Arsllan dhe Azdra Deshiq.

“Atëherë konstatoj se Granit Musliu me 62 vota, Xhevat Latifi me 58 vota dhe Azdra Deshiq me 47 vota zgjedhën anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave” tha Nagavci./Kp/