Dështon tenderi për kulme në Prizren, Komuna anulon prokurimin, “nuk ka operatorë ekonomikë të përgjegjshëm”

para 34 dite

Komuna e Prizrenit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizim me material ndërtimor për kulmet e familjeve nevojtare, pasi nuk ka arritur të gjejë operatorë ekonomikë të përgjegjshëm.

Dështon tenderi për kulme në Prizren, Komuna anulon prokurimin, “nuk ka operatorë ekonomikë të përgjegjshëm”

Njoftimi është publikuar në platformën elektronike të prokurimit publik.

Arsyeja e anulimit, sipas njoftimit zyrtar, është se në kuadër të këtij aktiviteti të prokurimit ishte pranuar vetëm një ofertë, gjë që e bën të pamundur vazhdimin e procedurave.

Ky tender ishte shpallur në muajin prill të këtij viti, me një vlerë të parashikuar prej afër 625 mijë eurosh. Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 22 maji i këtij viti.

Etiketat

Ofertat e fundit