Dështon të votohet Projektligji për caktimin e çmimeve të produkteve esenciale

20.10.2022

Ka dështuar votimi i Projektligjit për masat e përkohshme për produktet themelore, kjo si shkak i mungesës së kuorumit, e njëjta është shtyer për në orën 15:00. Në seancë të pranishëm ishin vetëm 79 deputetë. Ndërkaq nga 79 deputetë të pranishëm vetëm 59 kanë marrë pjesë në votim. “Nuk ka kuorum, vetëm 59 deputetë po […]

Dështon të votohet Projektligji për caktimin e çmimeve të produkteve esenciale Foto: Ilustrim

Ka dështuar votimi i Projektligjit për masat e përkohshme për produktet themelore, kjo si shkak i mungesës së kuorumit, e njëjta është shtyer për në orën 15:00.

Në seancë të pranishëm ishin vetëm 79 deputetë.

Ndërkaq nga 79 deputetë të pranishëm vetëm 59 kanë marrë pjesë në votim.

“Nuk ka kuorum, vetëm 59 deputetë po marrin pjesë në votim. Kthehemi edhe njëherë në orën 15:00 të shohim a po kemi kuroum”, ka thënë Konjufca.