Dështon edhe seanca e sotme, LVV kërkon kohë dhe marrëveshje, vazhdimi të mërkurën

para 31 dite

Ka dështuar seanca e katërt për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Dështon edhe seanca e sotme, LVV kërkon kohë dhe marrëveshje, vazhdimi të mërkurën

Deputeti Glauk Konjufca në fjalën e tij për propozimin e kryetarit të Kuvendit ka bërë të ditur që kandidati është i njëjtë(Albulena Haxhiu) por duke marr parasysh që subjektet politike kanë qëndrim të njëjtë, ai ka kërkuar më shumë kohë.

Pas fjalës së Konjufcës, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar se seanca tjetër mbahet të mërkurën më 23.04.2025 në ora 10.

Ndryshe bllokada është krijuar javën e kaluar pasi kishte ardhur rendi i pikës së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. LVV-ja e ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu, por ajo ka marrë vetëm 57 vota, nga 61 sa duhen për t’u zgjedhur. Pro Haxhiut kanë votuar 48 deputetë të LVV-së dhe 9 të komuniteteve. Kundër kanë votuar 20 deputetët e LDK-së, ndërsa kanë abstenuar 3 deputetët e Nismës. 

Etiketat

Ofertat e fundit