Dështon seanca e Kuvendit në mungesë kourumi, shtyhet për javën tjetër

06.11.2020

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku ishte paraparë të hidhet në votim në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kjo seancë ka dështuar në mungesë të kuorumit. Këtë lajm e ka konfirmuar, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala. “Nuk ka kuorum për mbajtjen e kësaj seance. Shefi […]

Dështon seanca e Kuvendit në mungesë kourumi, shtyhet për javën tjetër Foto: Ilustrim

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku ishte paraparë të hidhet në votim në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kjo seancë ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Këtë lajm e ka konfirmuar, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala.

“Nuk ka kuorum për mbajtjen e kësaj seance. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi duke marrë parasysh zhvillimet politike në vend, ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për datën 11 nëntor 2020”, tha Shala.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike përfshinë një sërë ligjesh, ku u mundësohet qytetarëve tërheqja e 10% nga Trusi.

Kujtojmë se ky projektligj pas gjashtë dështimeve të njëpasnjëshme, me 12 tetor 2020, kishte kaluar në leximin e parë me 64 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.