Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, do diskutohej përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Trustit

06.07.2023

Mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar në mungesë të kuorumi. Në këtë takim pritej të diskutohej përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti). Po ashtu, në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023, […]

Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, do  diskutohej përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Trustit Foto: Ilustrim

Mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar në mungesë të kuorumi.

Në këtë takim pritej të diskutohej përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti).

Po ashtu, në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022.

Javë më parë, Komisioni për Përzgjedhje ia kishte propozuar Kuvendit të Kosovës për emërim pesë kandidatë për anëtarë profesionalë të këtij Bordi.

Emrat e kandidatëve të propozuar janë Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala.