Dështimi i ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, gastronomët paralajmërojnë konferencë

25.11.2020

Pas dështimit të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka paralajmëruar se do të mbajnë konferencë. Kjo shoqatë thotë se konferencën do ta organizojnë javën që po vjen, ku sipas tyredo adresohen kërkesat dhe rekomandimet e këtij sektori.“Para pak çastesh kuptuam që Projektligji për […]

Dështimi i ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, gastronomët paralajmërojnë konferencë Foto: Ilustrim

Pas dështimit të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka paralajmëruar se do të mbajnë konferencë.

Kjo shoqatë thotë se konferencën do ta organizojnë javën që po vjen, ku sipas tyre
do adresohen kërkesat dhe rekomandimet e këtij sektori.
“Para pak çastesh kuptuam që Projektligji për Rimëkëmbje ka dështuar në shqyrtim, tashmë edhe në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Kjo atmosferë pa konsensus politik në këtë kohë krize është më së paku e turpshme, gjersa atmosfera e bizneseve është gjithnjë e më kaotike duke shkuar drejtë një kolapsi të ekonomisë së vendit.

Javën e ardhshme, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të mbajë një konferencë për media lidhur me gjendjen e hulumtuar të sektorit të gastronomisë, dhe kërkesat apo rekomandimet që do ti adresojmë në kuptim të lehtësimit të gjendjes së sektorit të gastronomisë dhe tejkalimit të kësaj krize të manifestuar me pasoja sa më të vogla. Do të ju informojmë ditëve në vijim lidhur me informata shtesë” thuhet në njoftimin e SHGK-së.