Dështim i 44-të për konstituimin e legjislaturës së IX të Kuvendit të Kosovë

09.07.2025

Për herë të 44-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Edhe në këtë seancë nuk pati përparim drejt zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Dështim i 44-të për konstituimin e legjislaturës së IX të Kuvendit të Kosovë Foto: Ilustrim

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike që ende nuk kanë propozuar anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë që ta bëjnë këtë, mirëpo PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe sërish nuk ofruan asnjë propozim.

Në votimin për krijimin e Komisionit morën pjesë 101 deputetë, prej të cilëve 55 votuan për, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime. Megjithatë, mungesa e emrave të propozuar e bëri të pamundur vazhdimin e procesit.

Seanca e radhës është caktuar për datën 11 korrik, duke nisur nga ora 11:00.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More