Dëshmia në Speciale, vendosen grafite ofenduese ndaj Fadil Gecit

25.10.2024

Grafite ofenduese janë vendosur në Prishtinë ndaj ish-deputetit Fadil Geci.

Ky i fundit dëshmoi para disa ditësh në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.  

“Shka i biri i shkinës”,  është mbishkrimi i vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it, e cila gjendet në sheshin “Nëna Tereza”, në Prishtinë, sipas një video të publikuar nga IndeksOnline.

Aty është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë.