Derivatet në Kosovë do të shtrenjtohen ditëve në vijim

03.03.2021

Gjatë këtyre ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur rritje të çmimit të derivateve. Po ashtu rritje të çmimeve parlajmërohet se do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim. Aktualisht çmimi i dizelit në Kosovë është 98 centë, ndërsa i benzinës 1 euro, e ky çmim pritet të rritet për 5 centë. Ndërsa lirim […]

Derivatet në Kosovë do të shtrenjtohen ditëve në vijim Foto: Ilustrim

Gjatë këtyre ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur rritje të çmimit të derivateve.

Po ashtu rritje të çmimeve parlajmërohet se do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim.

Aktualisht çmimi i dizelit në Kosovë është 98 centë, ndërsa i benzinës 1 euro, e ky çmim pritet të rritet për 5 centë.

Ndërsa lirim të çmimit të derivateve kishte pasur deri në 80 centë kishte pasur një vit më herët kur në Kosovë u shënuan rastet e para me COVID-19.

Po ashtu edhe kryetari i Shoqatës së Nafëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani e ka pranuar që ka rritje të çmimeve të derivateve ditëve të fundit.

Berjani ka thënë se ndikon Berza dhe Organizata prodhuese OPEK, por që sërish potencon se në vend janë çmimet më të lira në rajon.

“Në tregjet ndërkombëtare ka rritje të çmimit e kjo do të reflektojë ditët në vijim edhe tek ne në Kosovë. Këto ditë çmimi është duke u rritur thuajse mund të themi lirisht një rritje shumë e lehtë me nga 1 cent në ditë, po në çmimet me pakicë nuk janë duke u lëvizur, këto çmime janë që një kohë të gjatë.

Përafërsisht pritet të ketë rritje deri në 5 centë. Kjo ndikon në mënyrë automatike, kështu çmimi është sot mesatar 98 centë, do të thotë do të kemi mbi 1 euro çmimin në tregun tonë të Kosovës”, thotë ai.

Në rritjen e çmimit të derivateve, Berjani thotë se po ndikon prodhimi më i ulët që po bëhet si pasojë e pandemisë COVID-19.