Çlirim Gashi
29.03.2019, 17:36

Deri të hënën zyrtarët publik kanë afat për deklarim të pasurisë

Në një njoftim për media Agjencia Kundër Korrupsionit, ka bërë të ditur se të gjithë zyrtarët publik që nuk e kanë deklaruar pasurinë, ky detyrim ligjor duhet të bëhet deri më 1 prill që i bie në ditën e hënë.

Sipas AKK-së ky afat është llogaritur në përputhje me paragrafin 4, Neni 81, të Ligjit Nr. 05/L -03.

Për Procedurën e Përgjithshme Administrative, i cili përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve, thuhet në njoftimin për media.

AKK deklaroi se kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati do të mbaron në ditën e punës.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) theksuan se jemi në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që ky proces i deklarimit të rregullt të pasurisë të përfundojë me sukses.