Deri tani refuzohen mbi 3 mijë e 435 zarfe me fletëvotime nga diaspora

  • 19.02.2021
Deri tani refuzohen mbi 3 mijë e 435 zarfe me fletëvotime nga diaspora

Tashmë ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në 2 mijë e 382 vendvotime. Ndërsa KQZ është duke vazhduar vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga diaspora.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi përkmes një komunikate për media ka bërë të ditur se deri më tani 11 mijë e 653 pako të supozuara me fletëvotime i janë nënshtruar procesit të vlerësimit.

Ndërsa prej tyre sipas Elezit janë aprovuar 8 mijë e 212 zarfe me fletëvotime.


Po ashtu ai ka dhënë edhe disa arsye, ku njëra prej tyre është se disa prej pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, e disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit.

“Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit.

Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, tha Elezi.

Ndërsa në fund shtoi se sipas të dhënave të deritashme, QNR-ja ka rritur që nga 2 382 vendvotime të procesojë në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2 100 vendvotime (88.16%) si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 679 vendvotime (70.49%).

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë