Deri tani mbi 134 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19

22.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Fillimi i vaksinimit ka pasur efekt të konsiderueshëm në rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultuan vetëm 2 raste pozitive. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur […]

Deri tani mbi 134 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Fillimi i vaksinimit ka pasur efekt të konsiderueshëm në rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultuan vetëm 2 raste pozitive.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 518 qytetarë kundër COVID-19.

”Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Poashtu sipas kësaj ministrie që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës janë dhënë 134 mijë e 391 doza të vaksinës.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndryshe qytetarët po vaksinohen me dozat e vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.