Deri sot në Kosovë numri i të shëruarve me koronavirus është 165

Sot më 25 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e pesë (165) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 25 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.182 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e tridhjetë e një (731) raste, ndërsa gjithsej njëzet (20) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.908.206 raste të COVID-19 dhe 202.501 raste të vdekjes.

RAPORTO