Kolona të mëdha janë krijuar mengjesin e sotëm në dalje në pikën kufitare në Merdarë. Mërgimtarët po presin deri në pesë orë në kufi me Serbinë.
Tash e disa ditë radhazi po krijohen radhë të gjata në dalje edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë.
Ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica një ditë më parë në një prononcim për Indeksonline thekson se kjo situata krijohet shkaku i procedurave që zbatohen në kufi, sidomos vonesave prej palës serbe.