Deri në pesë orë pritje në Merdarë, kjo është gjendja e pikave kufitare

05.01.2024

Fluks i madh veturash në pikat kufitare është vënë re edhe sot. Pikat më të frekuentuara të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të tjerë që po shkojnë drejt perëndimit janë Dheu i Bardhë, Muçibaba dhe pika kufitare në Merdarë. Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 2 orë e gjysmë, teksa kolona është 1.1 km e […]

Deri në pesë orë pritje në Merdarë, kjo është gjendja e pikave kufitare Foto: Ilustrim

Fluks i madh veturash në pikat kufitare është vënë re edhe sot.

Pikat më të frekuentuara të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të tjerë që po shkojnë drejt perëndimit janë Dheu i Bardhë, Muçibaba dhe pika kufitare në Merdarë.

Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 2 orë e gjysmë, teksa kolona është 1.1 km e gjatë.

Ndërkaq në Merdarë, pritjet janë deri në 5 orë.

Kolona në Merdarë, sipas të dhënave të MPB-së, është 4 kilometra e gjatë.

Fluks i madh veturash është edhe në Muçibabë, ku kolona është 1 kilometër, ndërkaq pritjet janë deri në 45 minuta.