Deri në fundjavë mot stabil, pa ndryshime, temperaturat deri 10°C

25.11.2020

Vendi ynë në ditët e ardhshme mbetet nën “mburojën” anticiklonike që ndodhet mbi rajonin tonë, e që po kushtëzon mot të qëndrueshëm e kryesisht me kthjellime, mirëpo në vise të ulëta përgjatë mëngjesit priten mundësi për mjegull dhe ngrica. Në fundjavë parashihet afrimi i një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vransirave, […]

Deri në fundjavë mot stabil, pa ndryshime, temperaturat deri 10°C Foto: Ilustrim

Vendi ynë në ditët e ardhshme mbetet nën “mburojën” anticiklonike që ndodhet mbi rajonin tonë, e që po kushtëzon mot të qëndrueshëm e kryesisht me kthjellime, mirëpo në vise të ulëta përgjatë mëngjesit priten mundësi për mjegull dhe ngrica.

Në fundjavë parashihet afrimi i një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vransirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm.

Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.

Temperaturat minimale mbesin të ulëta, nga -3C deri -1C, e maksimalet gjatë ditës do të luhaten mbi vlera mesatare nga 7C deri 10C, e nga dita e diel zbresin në 7C, e të hënën në 3C.

Do të fryj erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, në fundjavë me tendencë të rënie, mirëpo vazhdon të mbetet mbi vlera të normales.