Deri në fundjavë mot i ndryshueshëm, kohëpaskohe rrebeshe shiu

Fushat e presionit të ulët të ardhura nga Atlantiku, mbesin të bllokuara mbi rajon gjatë ditëve të ardhshme.

Nën këto kushte do të mbajë mot jostabil dhe i ndryshueshëm, me vransira dhe diell, ditën e enjte kohëpaskohe priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, ndërsa nga dita e premte dhe në fundjavë, rrebeshet e shiut pritet të zhvillohen kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat maksimale gradualisht do të rriten përreth vlerave mesatare.

Indeksi i rrezeve UV ditën e enjte mbetet në vlera mesatare, e ditën e premte në vlera të larta.

6.08 – Freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga mëngjesi priten mundësi për rrebeshe shiu, që gjatë ditës do të shoqërohen edhe me bubullima.
7.08 – Vransira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.
8.08 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima.
9.08 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.
10.08 – Paradite intervale më të gjata me diell. Pasdite pjesërisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa maksimalet gradualisht do të rriten nga 22C-23C, të enjten, deri në 27C-28C në fundjavë.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet në vlera normale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.