Deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve kundër COVID-19

21.07.2021

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se është e sigurt që deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve të Kosovës. Mulhaxha-Kollçaku këto komente i ka bërë në debatin e organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i […]

Deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se është e sigurt që deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Mulhaxha-Kollçaku këto komente i ka bërë në debatin e organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

Sipas saj, i gjithë procesi i vaksinimit është duke shkuar sipas planit dhe dinamikës së paraparë nga institucionet përgjegjëse.

“Ajo çfarë është e sigurt është që synimi që është përcaktuar nga Qeveria e Kosovës që 60 për qind e popullatës të vaksinohet deri në fund të vitit, do të realizohet”, tha Mulhaxha.

“Tashmë vaksinimi ka hyrë në ato rrjedha normale. Tani duke qenë se jo vetëm që kemi marrë vaksina nga donacione tani MSh ka nënshkruar kontratë me Pfizer për të marrë vaksina. Tashmë edhe ekipet e vaksinimit janë të konsoliduar. Ende nuk është e detyrueshme vaksina megjithatë duhet të punojmë shumë për edukimin e qytetarëve”.

“Aktualisht e kemi një situatë të qetë. Por përgjigja definitive është vaksina. Është e sigurt është që synimi që është përcaktuar nga Qeveria e Kosovës që 60 për qind e popullatës të vaksinohet deri në fund të vitit, do të realizohet”.

Sipas saj, vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por siç tha ajo duhet të punohet shumë në edukimin e qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit.

“… Duhet të punojmë shumë në edukimin e qytetarëve, ku mediat luajnë rol të rëndësishëm për rëndësinë e vaksinimit dhe t’i ftojmë qytetarët të vaksinohen”.

Ajo tha se Kosova radhitet në mesin e vendeve që me sukses e kanë menaxhuar pandeminë.