Deri në fund të javës nga Prishtina organizohen 5 fluturime për në Zvicër, Gjermani dhe Itali

26.05.2020

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se deri në fund të muajit nga Prishtina do të organizohen 5 fluturime për në Zvicër, Gjermani dhe Itali. Sipas njoftimit të ANP-së luten udhëtarët që t’i referohen fluturimeve të planifikuara deri në fund të muajit Maj 2020 e që janë: 27 Maj – […]

Deri në fund të javës nga Prishtina organizohen 5 fluturime për në Zvicër, Gjermani dhe Itali Foto: Ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se deri në fund të muajit nga Prishtina do të organizohen 5 fluturime për në Zvicër, Gjermani dhe Itali.

Sipas njoftimit të ANP-së luten udhëtarët që t’i referohen fluturimeve të planifikuara deri në fund të muajit Maj 2020 e që janë:

27 Maj – GM 6043 Prishtinë-Zurich (ora 09:20) CHAIR
27 Maj – GM 6093 Prishtinë-Milano (ora 18:05)CHAIR
30 Maj – EW 5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 10:35) EUROWINGS
31 Maj- EW 5713 Prishtinë-Stutggart (ora 09:35) EUROWINGS
31 Maj GM 6903 Prishtinë-Milano (ora 14:05) CHAIR

Gjithashtu sipas ANP-së për fluturime në kthim luteni që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjensionet.

Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.