Deri në 7.500 euro dënimi për ata që nuk legalizojnë armët

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Kosovës për dënimet që i presin personat që nuk legalizojnë armët.

Fushata për legalizimin e armëve ka filluar nga dhjetori i vitit të kaluar e cila do të vazhdojë deri në muajin qershor të këtij viti aktual.

MBP po ashtu ka njoftuar qytetarët se edhe dy muaj keni afat që të bëni kërkesë për legalizimin e armëve.

Pas kësj periudhe, armët që nuk janë legalizuar do të konfiskohen dhe do të pësojë dënimi për posedim ilegal të armëve.

Sipas MBP-së, dënimi për posedim ilegal të armëve pritet të jetë deri në shtatë mijë e pesëqind (7.500) euro, ose me burgim deri në dhjetë (10) vjetë.

Katër muajt e fundit mbi 700 qytetarë kanë shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të kërkesave për legalizim, ndërsa afër 300 prej tyre kanë marrë pëlqimin e MPB-së për legalizim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.