Deri në 60 euro për metër, qytetarët ankohen për çmimin e drunjve

22.11.2021

Ndërkaq, shitësit arsyet se pse është rritur çmimi nuk tregojnë, kurse qytetarët për këtë thonë se të përballueshme janë këto çmime. Buxheti familjar kryesisht një pjesë konsiderueshme e saj ndahet për drunjë për ngrohje gjatë stinës së drimrit, e që veçse jemi duke ju afruar kësaj stine ku mbizotëron moti i ftohët kryesisht me ngrica, […]

Deri në 60 euro për metër, qytetarët ankohen për çmimin e drunjve Foto: Ilustrim

Ndërkaq, shitësit arsyet se pse është rritur çmimi nuk tregojnë, kurse qytetarët për këtë thonë se të përballueshme janë këto çmime.

Buxheti familjar kryesisht një pjesë konsiderueshme e saj ndahet për drunjë për ngrohje gjatë stinës së drimrit, e që veçse jemi duke ju afruar kësaj stine ku mbizotëron moti i ftohët kryesisht me ngrica, reshje bore e shiu.

Për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve për këtë vit, çmimi i druve është i papërballueshëm, duke marrë parasysh edhe ngritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Një qytetar S.Z, ka thënë se 60 euro i kanë kërkuar këtë vit tregtarët për një metër dru, ndërsa sipas tij një vit më parë çmimi i tyre ishte rreth 40 euro për metër.

“Vitin e kaluar çmimi për një kubik dru ka qenë 40 euro, derisa sivjet është 50-60 euro. Sot dola në treg për të siguruar disa dru për familjen, por tregtarët më thënë se çmimi është 60 euro për një metër. Unë u tërhoqa dhe nuk i bleva. Unë kërkoj nga organet komunale që të bëjnë sanksionimin e këtyre shitësve”, tha ai, për RTV Dukagjinin.

Po ashtu, edhe për qytetarin G.K, këtë vit çmimi i druve për metër paraqet një sfidë goxha të madhe.

“Vitin e kaluar ka qenë 30 euro metri i druve, derisa këtë vit është 50 euro…Këtë vit është më e vështirë të gjenden dru”.

Shitësit nuk tregojnë pse ka hipur çmimi i druve, derisa nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve thonë se pos druve ka hipur edhe çmimi i produkteve tjera.

“Dy vitet e fundit ka pasur ngritje shumë më të mëdha të çmimeve në përgjithësi. Është shqetësuese se edhe në vitin e ardhshëm pritet të ngriten çmimet. Ngritja e çmimit të naftës, energjisë elektrike, ngrohjes, drurit e të ngjashme e bëjnë situatën më kërcënuese në përgjithësi”, deklaroi Selatin Kaçaniku.