Deri në 6 muaj burg në rast se nuk respektoni masën e vetizolimit në Slloveni

08.07.2020

Në rast se udhëtoni nga ndonjëri shtet i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, me të hyr në shtetin e Sllovenisë, autoritetet sllovene të kërkojnë adresën e banimit dhe të vendosin në listën e udhëtarëve për vetizolim 14 ditor. Fundjavën e kaluar, Sllovenia më në fund pati sukses të prezantojë një sistem të shërbimit të vendimeve […]

Deri në 6 muaj burg në rast se nuk respektoni masën e vetizolimit në Slloveni Foto: Ilustrim

Në rast se udhëtoni nga ndonjëri shtet i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, me të hyr në shtetin e Sllovenisë, autoritetet sllovene të kërkojnë adresën e banimit dhe të vendosin në listën e udhëtarëve për vetizolim 14 ditor.

Fundjavën e kaluar, Sllovenia më në fund pati sukses të prezantojë një sistem të shërbimit të vendimeve për vetizolim direkt në vendkalimet kufitare.

Numri i personave që janë obliguar të vetizolohen brenda dy ditëve të fundit është më shumë se 700. Më saktësisht: 1260 vendime për vetizolim janë shërbyer në gjashtë vendkalime kufitare.

Autoritetet kompetente tashmë kanë filluar në  fundjavë kontrolla më të rrepta mbi zbatimin e vetizolimit. Një numër i madh i kontrollave është kryer në zonën e Mariborit dhe Ljubljanë të dielën. Në zonën e Mariborit, u vërtetua se dy persona nuk e kishin dhënë adresën e saktë kur kanë hyrë në pikën kufitare dhe se dy të tjerë nuk gjendeshin në vetizolim gjatë kontrollës, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu policia sllovene po merret me rastin e një çifti që nuk kanë  respketuar masën e vetizolimit (njëri shkoi për të punuar gjatë gjithë kohës). Të dy po ndiqen penalisht nën dyshimin për përhapjen e covid-19 përmes pakujdesisë dhe ata po përballen me gjobë apo edhe deri në 6 muaj burg. Në rast të skenarit më të keq (vdekjes), ata madje mund të dënohen 5  deri në 8 vjet burg për neglizhencë.

Pavarësisht nga çështja e lartpërmendur, shumica e njerëzve respektojnë vetizolimin dhe se sanksionet janë të destinuara për ata që nuk zbatojnë rregullat.