Deri në 2000 metra kolona në Merdare

Pritjet e gjata deri në 7 orë të mërgimtarëve nëpër pikë kalimet kufitare me Serbinë po vazhdojnë edhe sot.

Shumë mërgimtarë kanë qëndruar në dy javët e fundit në Kosovë, me rastin e pushimeve që kanë pasur.

Kjo është koha kur ata kanë afër dy javë pushimi dhe pa dyshim që ata këto ditë mundohen të vijnë dhe të i kalojnë në Kosovë.

Mirëpo në këtë vikend ata kanë nisur për të u kthyer në shtetet përkatëse ku ata jetojnë dhe veprojnë.

E pasi marrin rrugë fluksi në pikat kufitare të Kosovës rritet shumë.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në këtë pikëkalim kufitar Merdare pritja për të dalë nga Kosova është rreth 7 orë, derisa kolona është e gjatë deri në 2000 metra.

Sot është rritur numëri dukshëm i veturave në dy pikat kufitare kryesore, siç është Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdares duhet pritur 2 deri në 7 orë, ndërsa tek Dheu i Bardhë duhet pritur më shumë se një orë.

Kurse në pikat kufitare tjera gjendja është më e qetë.

Përveç këtyre dy kufijve të frekuentuara, shumë mërgimtarë shfrytëzojnë Serbinë si shtet tranzit, ku më pas dalin në Kroaci. Kufiri më i frekuentuar nga mërgimtarët për të dalë nga Serbia në Kroaci është Bajakovo.

Nga pamjet që vijnë prej atje gjendja qëndron e bllokuar dhe ka shumë vetura, si dhe më të vështirë këtë udhëtim e bën edhe moti i keq.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.