Deri në 1.80€ shkon çmimi i derivateve të naftës në Kosovë, kryetari i Naftëtarëve jep arsyetimin

07.06.2022

E, krejt kjo si pasojë e lëvizjeve të çmimeve në Berzën Ndërkombëtare, ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Gjatë ditës së djeshme e po ashtu edhe sot në disa pompa të derivateve çmimi i derivateve të naftës ka arritur gati deri në 1.80 euro. Një gjë të tillë, e ka […]

Deri në 1.80€ shkon çmimi i derivateve të naftës në Kosovë, kryetari i Naftëtarëve jep arsyetimin Foto: Ilustrim

E, krejt kjo si pasojë e lëvizjeve të çmimeve në Berzën Ndërkombëtare, ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Gjatë ditës së djeshme e po ashtu edhe sot në disa pompa të derivateve çmimi i derivateve të naftës ka arritur gati deri në 1.80 euro.

Një gjë të tillë, e ka konfirmuar edhe vet Berjani, veçse ai ka pohuar që çmimi i naftës sillet përafërsisht rreth 1.75 derisa i benzinës 1.77 euro.

Kurse, ka deklaruar se pa përfundim të luftës Rusi-Ukrainë nuk mund të ketë stabilizim në çmime.

“Rritja e çmimit është duke ndodhur në të gjithë botën dhe nuk është duke ndodhur vetëm te ne. Sot çmimet në Kosovë sillen përafërsisht 1.75 diesel dhe 1.77 benzina, por ka çmime të ndryshme. Çmimet në këtë sektor mund të stabilizohen atëherë kur të përfundon lufta Ukrainë-Rusi”, ka thënë ai, për Front Online.

I pyetur se a mund të ketë në ditët në vijim përsëri ngritje, i njëjti është shprehur se nuk mund të jep shifra sepse kjo nuk dihet.

“Nuk mundem me paragjykua se çfarë çmimesh do të ketë në ditët në vijim sepse ka lëvizje të mëdha në Berzën Ndërkombëtare, brenda ditës lëviz katër apo pesë herë. Pra, mos të bëjmë panik shkaku që Berza po e dikton çmimin dhe ka lëvizje shumë të mëdha në Berzën Ndërkombëtare”, është shprehur ndër të tjera ai.

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.