Deri më tani në Kosovë janë shëruar 12,815 pacientë nga COVID-19

23.09.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies në javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. IKSHPK njoftoi se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të dukshme të numrit të rasteve, 44%. Numri total i rasteve pozitive […]

Deri më tani në Kosovë janë shëruar 12,815 pacientë nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies në javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKSHPK njoftoi se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të dukshme të numrit të rasteve, 44%.

Numri total i rasteve pozitive është 15,208 raste nga 63,110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,778.

Kujtojmë se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar dy raste pozitive me COVID-19, një në fshatin Popolan dhe një në fshatin Sallagrazhdë.